Në një intervistë për Vanity Fair Italia, Ermal Meta ka treguar se me të nisur viti tjetër, ai ka vendosur të bëjë një pauzë të gjatë në muzikë sepse ndihet shumë i lodhur.
Kjo tërheqje do ta bëjë që të udhëtojë më shumë duke qenë se ato i pëlqen jashtë mase.
Përgjigja e Ermalit për udhëtimet ka qenë: “Kam nevojë të shlodhem pak, të udhëtoj. Më pëlqen të shkoj në Indi: të shkruaja një roman të frymëzuar nga ato vende.
Dua të marr me qira një “bed&breakfast” në Islandë, një dhomë me piano, vetëm për të shkruar. Pastaj dua të shkoj në Amerikë, nga bregu në breg me makinë, me vëllain tim. E ndoshta dhe në Japoni, dhe disku im i ardhshëm do të frymëzohet nga tinguj oriental.”