Një kompani që prodhon robotë seksi, e që synon të dominojë tregun në këtë fushë, deklaron se gjithnjë e më tepër ka porosi për kukulla të ngjashme me personazhet të njohura.
Kompania, e bazuar në Dalian, një qytet portual në provincën jugore të Liaoning në Kinë, ka kapacitetin për të prodhuar rreth 200 robotë seksi në muaj.
“DS Doll” ka marrë porositë për gjeneratën e parë të kokave robotike të kukullave të seksit të cilat janë në “fazat e fundit të zhvillimit” dhe pritet që së shpejti të dalin në shitje.
Por ajo çfarë prodhuesit kanë vënë re janë kërkesat specifike të cilat lidhen gjithnjë e më tepër me personazhe të njohur në botë.