Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, zj. Voltana Ademi, ka inspektuar punimet që po kryhen në oborrin e Merkatos së Rusit.
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, zj. Voltana Ademi, ka inspektuar punimet që po kryhen në oborrin e Merkatos së Rusit. Kryebashkiakja Ademi është njohur me ecurinë e deritanishme të punimeve, të cilat sipas inxhinierit zbatues të projektit, Fatmir Elezi, po ecin me ritme më të shpejta se parashikimi në kontratë.
Sipas Ademit, “Punimet kanë vijuar shumë shpejt, pavarësisht vështirësive objektive që kemi pasur. Ne po verifikojmë edhe disa nevoja të tjera që lidhen me përmirësimin e infrastrukturës, dhe kjo do të mirret në konsideratë në mënyrë që të vijohet të përmirësohet gjithë ajo që ne kemi parashikaur të ndërtojmë në merkatën e Rusit. Po parashikojmë të ecim më shpejt se kontrata parashikon dhe ky do të jetë tregu i pare, pas 27 vjetësh, që ne realizojmë për fermerët, për të gijthë ata që duan të shesin produket e veta, ambulantët, por sidomos për qytetarët e Shkdorës. Eshtë shumë e rëndëssihme të kuptojmë se ne me këtë adresojmë një nga problemet më të mëdhaja që lidhen me shëndetin piksëpari, me sigurinë, por nga ana tjetër edhe me një ambent të përshtatshëm në norma, në standarte, të pranuershëm dhe duke e krahasurar me atë çfarë ishte, kjo do jetë një ndryshim rrënjësor dhe do të na e ndryshojë jetën të gjithëve”.
Rëndësi e veçantë po i kushtohet jo vetëm ritmit, por edhe cilesisë së punimeve, n; standard t; larta dhe përmirësimit në vijimësi të projektit. Pas 27 viteve, Shkodra do të ketë një treg në parametra bashkëkohorë të tregtimit dhe të sigurisë ushqimore.M.F/55news.al