Arjan Çani e kishte rezervuar intervistën e parë të emisionit mbrëmjen e djeshme për Sarah Malajn, një repere shumë seksi. Vajza nga Vlora e lindur në Athinë duket se është e para repere femër në Shqipëri.
Gjatë bisedës me të, Arjan Çani e ka komplimentuar disa herë, po i ka “tërhequr” vëmendjen, pasi nuk i kishte kapur flokët me karfica, siç ia e kishte parë ditën që ishin takuar para emisionit.
“Pse nuk i ke vendosur ato karficat e zeza në mes të flokëve të bardha zemër? Ato ishin shumë të bukura. E di kush mu kujtua kur t’i pashë? Gjyshja ime zemër…”,- i thotë ai.
“I kam vendosur, por i kam anash flokëve”,- ia kthen bukuroshja bionde.