Në konferencën e Forumi Kombëtar të Biznesit të zhvilluar ditën e sotme, bizneset kanë pasur ankesa të shumta ndaj qeveris së Edi Ramës.
Në Raportin e Monitorimit mbi zbatimin e rekomandimeve të axhendës së biznesit theksohet se pengesa kryesore është ndryshimi i shpeshtë i tatim-taksave dhe rritja e ngarkesës fiskale.
“Informaliteti mbetet një problem kryesor, që duhet zgjidhur sa më parë, sepse kjo konkurrencë e pandershme dhe të tjera e rëndojnë klimën e biznesit” - tha Esmeralda Ballesha, koordinatore e Forumit Kombëtar të Biznesit.
Raporti në fjalë ankohet për ndryshime të sheshta të ligjit, ndërsa edhe zbatimi i tyre në shumicën e rasteve bëhet në mënyrë të gabuar.
Komuniteti i biznesit ka shprehur pakënaqësi të shumta për gjoba të pamerituara, kontrolle të paarsyeshme, mungesë informimi dhe mospërgatitje profesionale e inspektorëve.
Nuk është hera e parë që biznesi ankohet ndaj qeverisë së Edi Ramës, kur në shumë raste ata kanë protestuar ndaj tij.
Rasti më i fundit ishte protesta ndaj vendosjes së TVSH për biznesin e vogël, ku në shumë qytete bizneset ulën qepenat.
Por nga ana tjetër, nuk ka pasur asnjë një reagim nga qeveria, përkundrazi ka vazhduar me gjoba ndaj bizneseve familjare, ndërsa ka favorizuar oligarkët. /55News.al/