Dashi
Lërini butësinë që të rrjedhë lirisht. Do të shërbejë për të çimentuar një lidhje të konsoliduar. Do t’ju duhet të pranoni disa kompromise. Solidariteti është i barasvlershëm me suksesin e ndërmarrjeve
Demi
Këtë ditë, humori i juaj është i lidhur me melankolinë e ditës. Do të keni apati dhe mungesë motivimi për të punuar. Për t’ju ngushëlluar, do të keni shumë miq të sinqertë që ju mbështesin.
Binjakët
Me mbështetjen e shumë planetëve në harmoni, dita fillon me mbarësi. Të arrini objektivat e juaja do të jetë një lojë fëmijësh. Një takim i papritur me një mik të vjetër do të bëjë që të ndryshoni planet për mbrëmjen.
Gaforrja
Në përgjithësi jeni të përkushtuar, por vullneti i personit që keni në krah ndërhyn për të ndryshuar gjerat, duke bërë që t’ju ndryshojë programin. Do të keni edhe zënka në çifte, me grindje të lodhshme.
Luani
Ditë me fat. Të ndihmuar nga bashkëpunimi i Hënës, Venusit, Marsit dhe Urani jeni në një pozicion mbarësie! Do të ketë një shans edhe për ata që nuk pëlqejnë vetminë.
Virgjëresha
Të kapur nga doza të vogla dembelizmi është një “luks i nevojshme”, por nëse e teproni mund të humbni të gjithë ditë. Plutoni, i cili ju mbështet prej shumë vitesh, do të vazhdojë të jetë një miku i vetëm dhe i vërtetë.
Peshorja
Ditë për t’u mbajtur mend, ku të gjithë do të jenë kundër njëri-tjetrit: ju, partneri, fëmijët, kunetërit dhe prindërit. Dhe kështu do të ketë një mori hatërmbetjesh dhe bashkëbisedime ironike.
Akrepi
Kjo është dita ideale për të lënë mënjanë gjërat që nuk shkojnë në fushën profesionale dhe të përgatiteni për një ndryshim të qenësishëm të strategjisë ose objektiva.
Shigjetari
Nuk jeni nga ata që lëni t’ju ikë një mundësi për të dëfryer, sidomos kur një Hënë e zjarrtë ju thërret të argëtoheni. Kështu, pavarësisht nga barra e angazhimeve, do të bëni gjithçka për të pranuar ftesën e saj.
Bricjapi
Më mirë t’i lëni gjërat ashtu siç janë, sot që planetët tek Dashit ju provokojnë hapur, duke bërë që të humbisni kohë të çmuar. Është e vërtetë që jeni jashtëzakonisht të duruar, por çdo gjë ka një kufi.
Ujori
Do të jetë një ditë emocionuese. Yjet ju shtyjnë që të dilni, të takoni njerëz të rinj, të argëtoheni dhe të zbuloni botën e kulturës. Është ditë ideale për të organizuar një udhëtim, qoftë për punë, qoftë për kënaqësi.
Peshqit
Sot do t’ju duhet të përshpejtoni gjërat, sidomos nëse fitimi vjen menjëherë. Bëni kujdes me shpenzimet. Megjithatë, nëse vendosni të bëni blerje të mëdha tregohuni të zgjuar në zgjedhje.