U duk sikur gjërat po merrnin drejtimin e duhur, por jo. Jessica Biel ende nuk e ka falur të shoqin, Justin Timberlake pas skandalit që lidhej me aktoren Alisha Wainwright.
Thuhet se Biel po përpiqet shumë ta harrojë atë skenë të pakëndshme, por nuk ka ndërmend t’ja falë.
Nëse s’ju kujtohet, pak javë më parë, Justin u fotografua me kolegen e tij Alisha teksa mbanin duart kapur me njëri tjetrin. Ndonëse po punojnë bashkë për filmin “Palmer”, Justin e pranoi vetë se gjesti nuk kishte justifikim, duke i kërkuar të shoqes falje publikisht.
Tani, njerëzit janë të bindur se dhe kjo deklaratë ka qenë e shtyrë nga Jessica.”Ishte ajo që e inkurajoi Justin-in të nxirrte në Instagram atë që nxori. Ajo u ndje në siklet nga veprimet e tij dhe donte që ky i fundit të mbante përgjegjësi.”- shprehen burime për Us Weekly.
Çifti është i vetëdijshëm që pas kësaj duhet shumë punë për ta kthyer marrëdhënien siç e kishin. Fansat e tyre, kryqëzojnë gishtat ndërkohë.