Shqiptari i burgosur në Kretë tenton të arratiset, por...

Premte, 01 June 2018 11:53

Arratisjet e shqiptarëve nga burgjet greke janë bërë lajme të zakonshme tashmë. Rasti i fundit është regjistruar në burgun e Kretës ku një shqiptar ka prerë hekurat e qelisë së tij për t'u arratisur. Tentativa e tij ka dështuar pasi është pikasur nga rojet e qelisë, raporton media greke “Protothema”. Nuk bëhet me dije ende identiteti i shqiptarit.

Modifikuar më Premte, 01 June 2018 12:04
Login to post comments