Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Kreu i shtetit, Ilir Meta ka pritur në Presidencë fëmijë dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Këta të fundit i dorëzuan kreut të shtetit një peticion të quajtur “Jepni llogari për fëmijët”.
Meta gjeti rast të komentonte edhe raportin e fundit të ‘Save the Children’, i cili bën me dije përkeqësim e jetesës së fëmijëve në Shqipëri, krahasuar edhe me vendet e rajonit.
“Gjëja më e lehte është që sot të festojmë me fëmijët. Pro më e rëndësishëm është që të angazhohemi për të gjithë ata fëmijë që nuk kanë mundësi të festojnë, që janë të kufizuar në aksesin e tyre për edukim dhe për shumë shërbimet ë tjera. Ndaj këtë peticion dot a lexoj me vëmendje. Raporti i fundit i Save the Children është kambanë alarmi për të gjithë institucionet, shoqërinë civile dhe shoqërinë shqiptare. Të gjithë së bashku duke i njohur këto probleme, jo duke i fshehur ato, me përgjegjshmëri të angazhohemi dhe ti vendosim në rrugën e përmirësimit të qëndrueshme dhe afatgjatë", tha kreu i shtetit.