Ligji për strehimin social/ Ndërtuesit kundër 3%, kostoja në kurriz të qytetarëve

Premte, 01 June 2018 13:08

Ndërtuesit kanë kundërshtuar sot (e premte) përmes një deklarate ligjin”Për strehimin social”që i detyron ata që 3 për qind të sipërfaqes të ndërtimit ta kalojnë tek fondi për strehimin social i bashkive. Ata  kanë paralajmëruar se kostoja edhe në këtë rast do të transferohet tek qytetarët e tjerë duke sjellë rritje të çmimeve për shtëpitë.  “Me justifikimin se po bën politika se po bën politika sociale në favor të njerëzve në nevojë qeveria nuk po e kupton se në të ardhmen do të rëndoje xhepat e qytetarëve të thjeshtë të cilët si konsumatorë finalë do të detyrohen ashtu si në rastet e tjera të mbarin kostot e këtyre politikave sociale pasi është e qartë se kjo taksë do të rrisë çmimet e pasurive të paluajtshme.

Qeveria nuk mund të prodhojë politika të njëanshme me qëllim që të ndihmojë shtresat në nevojë duke shkelur kushtetutën” thuhet në deklaratën e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë” thuhet në deklaratën e ndërtuesve.

Taksim i dyfishtë?

Ndërtuesit nënvizojnë se parashikimi i nenit 19  në ligjin 22/2018 datë 03/05/2018 “Për strehimin social” duke qenë se ka formën e një takse të re vjen në kundërshtim me legjislacionin  shqiptar sipas të cilit taksat vendore janë përcaktuar në ligjin nr. 9632 datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave vendore” i ndryshuar.

“Për me tepër  vendosja e një parashikimi të tillë mund të konsiderohet taksim I dyfishtë duke qenë se ndërtuesit aktualisht paguajnë taksën e infrastrukturës një pjesë e së cilës shkon për ndërtimin e banesave sociale. Ky fakt e bën parashikimin e nenit 19 të ligjit për strehimin social tërësisht antikushtetues dhe ne si Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë jemi tërësisht të vendosur të ndërmarrim hapa për ta zhbërë” thuhet në deklaratë.

Ata nënvizojnë se si palë e prekur direkt nga ligji për strehimin social nuk ju është marrë mendim dhe se për ta ky ligj ka kaluar në fshehtësi dhe heshtje të plotë. /Monitor/

 

Modifikuar më Premte, 01 June 2018 13:16
Login to post comments