“Buzëqesh pas çdo humbjeje”. Kjo është moto që e udhëheq 15-vjeçarin rom Isa Xhavari. Përtej paragjykimeve të shoqërisë ndaj komunitetit të cilit i përket, Isa ndjehet mirë dhe i pranuar nga shoqëria e tij. Sfidat kërkon t’i kthejë në përparësi për veten dhe një ditë të bëhet dikush.
“Quhem Isa. Jam 15 vjeç dhe jam nga qyteti i Durrësit. Familja ime përbëhet nga 4 pjesëtarë, prindërit dhe motra. Jam në klasën e 8-të dhe motra në klasën e parë në një shkollë tjetër. Më pëlqen ta vazhdoj shkollën. Me shokët ndjehem shumë mirë. Nuk më shajnë. Më mbajnë gjithmonë afër”, Isa Xhavari, Klasa VIII, Shkolla “Kushtrimi i Lirisë”.
Në shkollë ka gjetur një atmosferë mbështetëse, të fuqizuar dhe përmes një strategjie të re komunikimi “Shkolla ime=shkolla jote” që po zbatohet në disa shkolla të vendit.
“I jepnim mesazh çdokujt që diskriminimi të mos ndodhë në asnjë vend, veçanërisht në institucionet shkollore, pasi jemi të barabartë të gjithë”, thotë një shoqe e klasës.
Isës i pëlqen letërsia, biologjia dhe shkencat e natyrës, po veçanërisht basketbolli dhe shpesh pas shkolle luan me shokët e tij. Një ditë do të bëhet mësues i edukimit fizik. Përveç gjendjes ekonomiko-sociale, diskriminimi është një pengesë për arsimimin e fëmijëve romë dhe egjiptianë, ndaj Isa në ka një mesazh.
“Dua të jap një mesazh. Të na pranojnë kështu si jemi. Të gjithë jemi të barabartë se kështu na ka krijuar Zoti, pavarësisht ngjyrave, racës”, thotë nxënës