×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Kryebashkiakja Voltana Ademi sqaron angazhim personal dhe të Bashkisë në klubin e futbollit “Vllaznia”

Premte, 01 June 2018 18:06

Pas rënies së ekipit të futbollit të Vllaznisë në Kategorinë e Parë, gjatë gjithë kësaj kohe ka vijuar analiza si në klubin “Vllaznia” ashtu edhe në Bashkinë e Shkodrës. Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, në një sqarim të saj në rrjetin social Facebook, siguron sportdashësit e qytetit jo vetëm për transparence, marrje përgjegjësish e analiza, por edhe i garanton ata që angazhimi I saj dhe I Bashkisë mbetet i jashtëzakonshëm për të gjetur forcën dhe për të nisur një rrugë të re, për ta rikthyer skuadrën tonë në elitën e futbollit shqiptar, aty ku e ka vendin.

“E vetëdijshme maksimalisht për situatën delikate që po kalojnë tifozët, futbolldashësit shkodranë dhe jo vetëm, për mosarritjen e objektivit për të qëndruar në Kategorinë Superiore, si Kryetare e Bashkisë së Shkodrës, dua të siguroj të gjithë qytetarët që, prej dy javësh po bëhet një analizë e thellë mbi përgjegjësitë konkrete të gjithsecilit.  Paralelisht, një grup pune është ngritur për mbylljen e dokumentacionit të vlerësimit të privatizimit.

Ky është një moment jo i mirë për të gjithë ne, ku ndjesa publike e klubit nuk mjafton, por duhet një analizë e thellë dhe një alternativë për një zgjidhje perfundimtare.

Angazhimi im si Kryetare e Bashkisë së Shkodrës nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë në asnjë moment, për ta rikthyer skuadrën tonë në elitën e futbollit shqiptar, aty ku e ka vendin.

Respekt për çdo tifoz, për të gjithë ata që janë me zemër të thyer. I mirëkuptoj të gjithë, përfshirë edhe më radikalët karshi Voltanës, e njëherësh i garantoj që angazhimi mbetet i jashtëzakonshëm për të gjetur forcën dhe për të nisur një rrugë të re.”

Login to post comments