Sot, Edi Rama mori zyrtarisht monopolin e punësimeve në sektorin privat. Ai do të kontrollojë drejtpërdrejt emërimet për kamarirët, robaqepësit, shpërndarësit e qumështit, etj. Në mbledhjen me drejtorët e zyrave të Punësimit, Rama vendosi diktatin mbi punësimet. Nga sot, jo vetëm punëismet në administratë, por edhe në privat do të koordinohen nga Rama.
Kujtojmë videot e punësimeve që kryeministri shpërndan pothuajse çdo mëngjes me të përjashtuar nga ndihma ekonomike. Para kameras së qeverisë, drejtuesit e zyrave shfaqen të qeshur, të gatshëm, gati të ulur në gjunjë për t’u shërbyer të papunëve.
Vendet e punës bosh që subjektet private raportojnë në Zyrat e Punësimit rezervohen për plotësimin e videove të facebookut të kryeministrit.
Madje, burime nga sipërmarrës konfirmojnë për 55news.al se u është dhënë urdhër që të mos i zenë vëndet e lira me persona që vijnë nga rruga. Me këto vende, thonë sipërrmarrësit, do të merret drejtpërdrejt zyra e punësimit të zonës.
Nëse bizneset nuk e zbatojnë këtë urdhër, ndaj tyre ushtrohet presion me mekanizma të ndryshëm të shtetit, siç është ajo e tatimtaksave. Mbi ta rendojnë gjobat dhe kërcënimet për mbyllje të biznesit.
Por si operojnë zyrat e Punësimit me vendet e lira?
Në të 12 qarqet e vendit drejtuesit e këtyre zyrave janë vendosur persona që meritën e vetme për emërmin e kanë si militantë të partisë. Dhe që urdhëri është dhënë në punësimin e sa më shumë të pakënaqurve brenda radhëve socialiste.
Urdhëri është shpërndarë nga deputetët socialistë të zonave. Që si ën rastin e admiistratës dërgojnë lista të parapërgatitura në zyrat elektorale të partisë.