Menjëherë pas daljes së lajmit, se Habilajt kishin fituar disa tendera shtetërorë pak kohë më parë, faqja zyrtare e Qendrës Kombëtare të Biznesit ka dalë jashtë funksionimit.
Departamenti i Antikorrupsionit në PD ka bërë të ditur një fakt të tillë. Siç mund të shihet edhe në fotot e mëposhtme, faqja është jashtë funksionit.
“Departamenti Antikorrupsion i PD denoncon mosfunksionimin e faqes zyrtare QKB, pas publikimit të lajmit se Habilajt kanë marrë tendera shtetërorë pak kohë më parë” thuhet në njoftimin e Departamentit të Antikorrupsionit PD.