Kryegjyshi Botëror shtron Iftar, në një darkë evokimi të paqes dhe dashurisë

Saturday, 02 June 2018 11:40

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Haxhi Dede Edmond Brahimaj shtroi mbrëmjen e djeshme një iftar ku mblodhi shumë personalitete të rëndësishëm të vendit.

Në këtë darkë të organizuar në nder të muajit të shenjtë për besimtarët myslimanë kanë qenë të ftuar Presidenti i Republikës Ilir Meta, ambasadorët e akredituar në Tiranë, përfaqësuesit e komuniteteve fetare, drejtuesit e mediave dhe gazetarë.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të komuniteteve të ndryshme fetare, si prezenca e Kryepeshkopit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi Janullatos tregon një bashkëjetesë të paqtë fetare në vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij në këtë darkë, Kryegjyshi Bektashian ka falenderuar pjesëmarrësit dhe ka uruar mbizotërimin e paqes, mirësisë e dashurisë.

“Në këtë ditë të shenjtë të ramazanit në këtë muaj të shenjtë që ka zbritur kurani i shenjtë i cili është drita e të gjithë myslimanëve në botë. Paqe, mirësi, dashuri faleminderit.” u shpreh Kryegjyshi Bektashian.

Modifikuar më Saturday, 02 June 2018 11:51
Login to post comments