Fier/ Pastronin paratë, një në pranga dhe dy në kërkim

Saturday, 02 June 2018 11:17

Ndalohet një shtetas për “Pastrim të produkteve të veprës penale”, 2 shpallen në kërkim, dhe për 2 të tjerë është dhënë masa e sigurisë “Detyrim paraqitje”.Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, pas një hetimi 2 vjeçar, bënë të mundur finalizimin e operacionit policor të koduar "PASTRIMI".

Si rezultat i këtij operacioni, u ndalua shtetasi:

Dëbimet nga Gjermania, listën e kryesojnë shqiptarët

-Xhevair Troka, 52 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 01.06.2018, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale", njoftoi Policia.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

1.L.Ç, 50 vjeç, banues në Patos

2.Sh.Ç, 44 vjeç, banues në Durrës

Për këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 01.06.2018 ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg” për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale".

Po për këtë vepër penale, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për shtetasit me iniciale:

1. A.Ç, 75 vjeç, banues në Patos.

2. J.Ç, 26 vjeçe, banuese në Patos.

Modifikuar më Saturday, 02 June 2018 11:21
Login to post comments