5 refugjatë nga Siria dhe Iraku kapen në kufi

Diel, 03 June 2018 08:57

Gjatë 24 orëve të  fundit janë ndaluar nga policia shqiptare 5 refugjatë në pikat kufitare të vendit. Në Tiranë është ndaluar shtetasi me inicialet B.G 44 vjeç, nga Iraku, i cili ka hyrë ilegalisht nga kufiri pranë Kakavijës.

Pas ndalimit ai është dërguar në qendrën e refugjatëve dhe azilkërkuesve në Babrru.

Po ashtu nga policia e Tiranës janë ndaluar tre shtetas të moshave 18, 26 dhe 20 vjeç nga Siria që gjithashtu kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri nga kufiri në afërsi të Kakavijës.

Edhe këta persona janë dërguar në qendrën e strehimit në periferi të Tiranës.

Ndërkohë shërbimet e përbashkëta të kufirit shqiptaro-malazez në Muriqan ndaluan shtetasin me iniciale Y.D 28 vjeç nga Siria i cili kërkoi azil dhe u dërgua në qendrën pritëse në Babrru.

Login to post comments