Nga Dhurata Çupi
Kjo vlen sidomos kur bëhet fjalë për familje tejet të varfëra e të katandisura në listat ushqimore në furrat e bukës e ushqimore në rrethin e Matit.
Jam e lumtur që në periudhën kur njeriu i kthen sytë më shumë nga Zoti, në muajin e Ramazanit, donatorë të huaj hodhën sytë nga këta njerëz të sakrificës sublime në kohë skamje duke shpërndarë pako me ushqime për ta.
200 familje të varfëra përfituan nga këto donacione te cilat i ndamè ne Myftininë Mat edhe në praninë e Myftiut Valdrin Mera dhe për dhjetra besimtarë të tjerë u shtrua darka e Iftarit.
E di që kjo nuk është zgjidhje, pasi duhet të jenë politikat mbështetëse për nxjerrjen e tyre nga varfëria, por një gjest i bën ata të ndihen qenie të vlerësuara, ndonëse harresa ndaj tyre vijon prej vitesh.
Agjërim të Pranuar të gjithëve . Deputete e PD