Policia e Lezhës ka bërë me dije se ka vënë në pranga dy persona, ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë një të tretë.
Mësohet se në pranga janë vënë Astrid Nimani, 47 vjeç, dhe Oltion Vuka, 39 vjeç, të dy banues në Lezhë.
Arrestimi dhe shpallja në kërkim ndaj tyre u bë pasi, A.Nimani, në aksin rrugor Shëngjin - Lezhë, duke drejtuar mjetin tip Audi në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga ku për pasojë ka patur vetëm dëme materiale.
Në momentin që ka shkuar policia në vendngjarje, A.Nimani i ka dhënë armën e zjarrit tip pistoletë D.M. për ta fshehur, e cila është gjetur e hedhur në oborrin e një banese aty afër.
D.M. ka arritur të largohej pasi veprimet e punonjësve të policisë për zbardhjen e së vërtetës janë penguar nga O.Vuka.
Lidhur me këtë ngjarje, policia e Lezhës bën me dije se ka shpallur në kërkim D.M.24 vjeç, banues në Lezhë.