60-vjeçari dhunohet nga i riu, pranga vlonjatit

Diel, 03 June 2018 10:27

Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se dhunoi një 60-vjeçar. Ngjarja në fjalë ndodhi dje në lagjen ‘Lef Sallata’, në Vlorë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se D.Shehaj akuzohet se ka dhunuar me sende të forta shtetasin me inicialet V.Gj., ku ky i fundit ndodhet në spitalin e Traumës.

NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët e Seksionit kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë kryer arrestimin e shtetasit:
D.Shahaj, 33 vjeç banues në Vlorë. U krye arrestimi i shtetasit të mësipërm pasi më datë 02.06.2018, në lagjen ‘Lef Sallata’, për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht duke përdorur sende të forta shtetasin V.Gj., 60 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Login to post comments