Korrupsioni i Edi Ramës me taksën e Rrugës së Kombit

Diel, 03 June 2018 11:18

Nga Av.Gjovalin Laska

Sic e dimë qeveria shqiptare disa kohë më parë miratoi kontratën e koncesionit të rrugës Milot – Morinë, me konsorciumin e kompanive “CATALYST VIVA DAS GENERAL CONTRACTING, LLC – SALILLARI, SH.P.K – BEE TECH – VIOLIAP ATEVE – KASTRATI, SH.A”, një koncesion që pritet t’i kushtojë shqiptarëve mbi 300 milionë euro në 30 vitet e ardhëshme. Njoftimi i qeverisë gjatë asaje kohe nuk e publikoi në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave, ndërsa kontrata nuk është publike por është PPP (Pasuria e Popullit Pervjedhje).
Me e paimagjinueshmja u shfaq mbrëmë nëpër media teksa theksonin e qeveria do të negocionte me konçesionarin për uljen e vlerës së taksës ndërkohë që do rivendosej taksa këto ditë.
Së pari, nuk është dëgjuar në asnjë vend të botës që një kompani negocion me qeverinë pasi ka fituar tenderin dhe ka kryer edhe investimin vetëm në rastin kur kompania administrohet ose përfitohet nga vetë drejtuesi i qeverisë.
Së dyti, do ulet cmimi po kush do paguajë tarifën që sipas perllogaritjeve të meparshme kompania do të perfitonte rreth 300 milion euro në 30 vite nga taksat e shqiptarëve për të qenë i sinqertë 70% e kosovarëve dhe 20% e kuksianeve dhe 10% e shqiptarëve.
Së treti, pëshpëritet një lidhje dashurie midis djalit të kryeministrit dhe njërit prej ortakëve fitues në këtë koncesionar. Mos vallë ky ështe një koncesion privat-publik për shpërblimin martesorë?.
Sepse një kompani serioze që fiton një tender konform ligjit dhe nuk kërkon asnjë qindarkë për dëmshpërblim dhe as nuk ankohet në asnjë gjykatë për demin e shkaktuar kjo është një ndër pikëpyetjet më të mëdha në këtë vend çudirash alla Vetingeshe........
Se çfarë drejtesie, se çfarë vetingu, se çfarë i ka gjetë këta njerëz në Shqiperi vetëm nje Zot e din.

Login to post comments