Plagosje me thikë në Shkodër

Diel, 03 June 2018 11:28

Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Shkodër.

Ngjarja sipas policisë ka ndodhur në fshatin Rragam, ku është plagosur me thikë A. H, 49 vjeç, i cili ndodhet tek Urgjenca e Spitalit Rajonal Shkodër.

49-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Blutë e Shkodrës kanë bërë të mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, Ludovik Ahmataj 61 vjeç.

Nga ana tjetër, po kryhen veprime me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/55News.al/

Login to post comments