Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim u arrestua nga Policia në Durrës.
Ndaj Gjergji Shkozës, me banim në qytetin bregdetar, Gjykata kishte vendosur masën e sigurisë të arrestit me burg për veprën penale "Vrasje në rrethana cilësuese" e mbetur në tentativë.
Shkoza , më datë 04 dhjetor 2017 në lagjen Nr. 18 Durrës ka plagosur me pistoletë një person me inicialet M.P.
Policia thotë se materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.