Degradon rruga Librazhd-Qafë Thanë

Diel, 03 June 2018 12:44

Aksi nga Librazhdi drejt Qafë Thanës, një nga segmentet rrugore më të rëndësishme në vend, ka degraduar tërësisht. Vetëm 75 kilometra i gjatë, por duket sikur rruga nuk mbaron asnjëherë për shkak të dëmtimeve dhe sinjalistikës që mungon.

Ka rrëshqitje dherash, asfalt është i dëmtuar dhe plot me gropa, ndërsa sinjalistika horizontale dhe vertikale mungon në të gjithë gjatësinë e rrugës. Mbajtëset e urave janë dëmtuar, madje në disa raste makinat kanë përfunduar në lumin Shkumbin. Drejtuesit e mjeteve thonë se ndërhyrja është emergjente, pasi u rrezikohet jeta.
Rruga është kthyer një problem serioz edhe për banorët, të cilët u duhet të kalojnë aty çdo ditë. Situata për përdoruesit e rrugës bëhet më e vështirë gjatë natës. Kjo për faktin se dëmtimet dhe gropat nuk shihen.

Modifikuar më Hënë, 04 June 2018 19:56

Video

Login to post comments