Në pritje të ‘peshkut të madh’, kapet një peshk i rrallë

Diel, 03 June 2018 13:47

Ndryshimet klimaterike dhe moratoriumi ka bërë që shumë gjallesa të cilat nuk janë parë në ujërat tona, të shfaqen së fundmi. Një peshk gjalpë, në latinisht i quajtur ‘Ruvetus’, është kapur në ujërat e Vjosës.

Sherif Durmishi, një nga peshkatarët e vjetër të kësaj zone, thotë se ky lloj peshku duhet të jetonte në ujëra të thella. Sipas tij shkaku i ndryshimit të habitatit të tij, janë ndryshimet e klimës. Ai thotë se ka ende gjueti të paligjshme, por moratoriumi bashkë me ndërgjegjësimin, kanë dhënë efekte të mira.

“Peshku gjalpë i kapur në ujërat e cekëta të Vjosës është një gjë e rrallë, pasi ky lloj peshku rri në ujëra të thella. Në 3-4 vitet e fundit ne kemi më shumë gjallëri peshku, pasi janë minimizuar dhe po zhduken rastet ekstreme të gjuetisë me lëndë plasëse. Gradualisht po krijohet një mënyrë kontrolli e peshkimit dhe vetë ky sektor po ndërgjegjësohet për të peshkuar në mënyrë të përgjegjshëm”, tha peshkatari Sherif Durmishi.

Më parë, në gjirin e Vlorës janë kapur edhe peshq të tjerë, madje edhe peshkaqenë. Kjo sipas peshkatarëve të zonës, tregon se ndryshimet e klimës kanë bërë që gjallesa të tilla të shfaqen në ujërat shqiptare.

Video

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...