Me vendimin për të rivendosur traun e ndarjes mes Veriut të Shqipërisë e Kosovës dhe pjesës tjetër të vendit, Rama është duke provokuar serish revolte, sidomos te qytetarët kuksianë.
Taksa nuk pritet të ketë asnjë lehtësim për shqiptarët nga të dyja anët e kufirit.
I vetmi rishikim që pritet të shpallet është ai i marrjes së targave për disa dhjetëra makina të qytetit të Kukësit, të cilat do të kenë një ulje qesharake në tarifa, por sërish ata do të lëvizin me pagesë në Rrugën e Kombit, taksën e së cilës shqiptarët e paguajnë trefish.
Ende pa u shuar jehona e revoltës së parë, Rama po provokon sërish shqiptarët në shërbim të koncesioneve që shkojnë në xhepat e tij. /55news.al/