×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Zëri i Amerikës”: Kultivimi i drogës dhe lidhjet me pushtetin

Diel, 03 June 2018 20:07

‘Zëri i Amerikës’ i ka kushtuar një hapësirë të veçantë aksionit të fundit të Policisë së Krujës, e cila së fundmi arrestoi 3 persona të dyshuar për kultivimin e 2 mijë e 80 bimëve narkotike

Krahas këtij aksioni, VOA ka marrë edhe prononcimet e dy gazetarëve të kronikës, Armand Bajrami (Abc News) dhe Klodiana Lala (News 24), në lidhje me problemin e kultivimit të kanabisit në të gjithë vendin.

Dy gazetarët shprehen njëzëri se Policia e Shtetit duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje kultivimit të kanabisit në terrenet e mbyllura teksa shtojnë se zhdukja e këtij fenomeni është një ndër sfidat më të mëdha të shtetit.

Në fund të kronikës përmenden edhe faktet se familjarët e dy ministrave të punëve të brendshme janë të pandehur apo të dënuar për trafikim të narkotikëve nga drejtësia italiane.

“Qeveria thotë se po bën maksimumin kundër drogës, por opozita thekson se kabineti qeveritar është i lidhur me grupet kriminale, që kultivojnë dhe trafikojnë, ndaj e ka të pamundur ta luftojë drogën. Opozita përmend si shembuj faktin se familjarët e dy ministrave të punëve të brendshme janë të pandehur apo të dënuar për trafikim të narkotikëve nga drejtësia italiane”, shkruan Zëri i Amerikës.

Login to post comments