Policia kufitare e Portit të Durrësit,gjatë një aksioni ka evidentuar dhe goditur katër raste të kontrabandës me mallra që paguhen akcizë.
Gjatë operacionit janë sekuesrtuar kafe, televizorë, veshmbathje e mallra të tjera të futura kontrabandë.
Gjithashtu janë proceduar penalisht 5 shtetas, ndër ta një doganier nga Tirana i akuzuar për "Shpërdorim detyre".
Janë proceduar :
Shtetasi E.T, vjeç 35, banues në Durrës, pasi në PKK Port, nga kontrolli në kamionin tip “Skania”, iu gjetën dhe bllokuan 60 kilogramë kafe kokërr, dhe 1000 bustina kafe të futura kontrabandë.
Shtetasi R.K vjeç 62, banues në Gjilan, Kosovë, pasi në PKK Port, nga kontrolli në mjetin tip “Volvo” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.
Shtetasi R.B vjeç 60, banues në Pejë, Kosovë, pasi në PKK Port, nga kontrolli në mjetin tip “Volksëagen” me targë zvicerane, iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.
Shtetasi F.L vjeç 40 banues në Sukth, pasi në PKK Port, nga kontrolli në mjetin tip “Benz” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë. Neni 174 i Kodit Penal.
Si dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin G.T vjeç 49, banues në Tiranë, doganier, pasi ka lejuar futjen kontrabandë të mallrave nga disa shtetas, pa kryer veprimet e rregullta ligjore.