Kur ka mbetur vetëm një muaj nga fillimi i sezonit turistik, duket se Divjaka nuk është ende gati.
Bregdeti i Divjakës është tmerrësisht i ndotur dhe ende nuk është marrë asnjë iniciativë për t’a pastruar. Siç duket vëmendjen e Bashkisë këtë vit e ka marrë kulla 30 metra e lartë që po ndërtohet vetëm disa metra më tej, në brendësi të pyllit të Divjakës.
Ndotja nuk ka ardhur vetëm si pasojë e aktivitetit njerëzor por edhe nga derdhjet e lumenjve Shkumnbin dhe Seman.
Edhe pse pika më e fortë e ekonomisë së Divjakës, pretendohet të jenë të ardhurat nga turizmi, siç duket edhe këtë vit do të ketë mungesë të theksuar të pastëritë përgjatë bregdetit të saj.