Përmes një reagimi në profilin e tij në Facebook, kreu i grupit të LSI-Petrit Vasili u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të refuzojnë taksën e “Rrugës së Kombit”.
Vasili shprehet se nuk është bërë asnjë konsultim me shtetin e Kosovës, ndërsa ka shtuar se populli shqiptar duhet të ngrihet për të mbrojtur lidhjet vëllazërore të patjetërsueshme me Kosovën.
REAGIMI I VASILIT
Taksa e rrugës se Kombit kunder shqiptareve dhe kosovareve.
REFUZOJENI !!
Te gjitha Bashkite e veriut Kukes, Has,Tropoje jane kategorikisht kunder takses se rruges Kombit qe zhvatet nga xhepat e qytetareve te medias.
Me Kosoven nuk eshte konsultuar kerkush dhe arroganca e kryeministrit te Shqiperise ka zevendesuar komunikimin me vellezerit nga Kosova.
Uria per te plaçkitur shqiptaret ja ka zene syte kryeministrit ndaj i eshte versulur takses se rruges se Kombit dhe milionat ja kane humbur rrugen.Kryeministri ndau Shqiperine nga Kosova më me egersi se sa edhe armiqte tradicionale te kesaj lidhje gjaku e sakrificash mes vellezerish.
REFUZOJENI TAKSEN.
Te mbrojme djersen e shqiptareve nga plaçkitja.
Te mbrojme lidhjen vellazerore te patjetersueshme me Kosoven,qe kjo takse po i ve minat.