As ligji nuk e ndalon veprimtarinë e jashtëligjshme të marrjes së inerteve nga shtrati i lumit Mat.
Kjo veprimtari, ndonëse e ndaluar me ligj, vijon të shkatërrojë shtratin e lumit, i cili shfrytëzohet nga subjekte të ndryshme për qëllime përfitimi.
Siç shihet edhe nga pamjet e videos, e cila është xhiruar të shtunën nga banorët e zonës, një kamion transporton i pashqetësuar inertet në rrugën kombëtare Milot – Lezhe, duke kaluar në rreth –rrotullimin e Milotit ku thuajse gjithmonë qëndron një patrulle policie.
Ndërsa filmimet e xhiruara te dielën nga Tv Klan tregojnë se shtrati i lumit vijon te shfrytëzohet, nga individë apo kompani abuzuese. Gjurmët e gërryerjes janë dëshmi e masakrës dhe tjetër provë e shqetësimit të ngritur nga banoret që dërguan në redaksi filmimet amatore.