Më në fund prokuria e ka kuptuar se dhuna nuk nisi nga protestuesit por nisi nga policia, për këtë arsye Prokuroria e Kukësit ka nisur procedim penal ndaj efektivëve që ishin në krye të detyrës atë ditë.
Në pamjet filmike dhe në dëshmitë e dhëna duket qartë se efektivët e policisë kanë goditur me shkopinj gome për të parandaluar protestuesit t’I afrohen kabinave të pagesës.