×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Sigal Uniqa Group sjell risi në shërbime

Hënë, 04 June 2018 19:43

SIGAL UNIQA prezantoi risitë që kompania e sigurimeve sjell nëpërmjet dixhitalizimit dhe inovacionit. E para kompani në Shqipëri që futi shitjen online të sigurimeve, e cila numëron 8 produkte sigurimesh online, ndër të cilat edhe sigurimi i automjeteve dhe shtëpisë.

Ndërsa një tjetër risi e kompanisë SIGAL UNIQA është edhe ngritja e Qendrës së Asistencës për të dëmtuarit nga aksidentet automobilistike, e cila shërben për marrjen në kohe reale të dëmshpërblimit.

Presidenti i SIGAL UNIQA, Avni Ponari, në prani të përfaqësuesve të qeverisë kërkoi që të vihet në zbatim sistemi bonus malus për sigurimet.

Ndërsa Andreas Brandstetter, President i UNIQA Insurance Group tha se: “Tregu në Shqipëri ka potencial të madh dhe pas 11 vitesh nuk jam penduar për zgjedhjen që kam bërë. Bashkëpunimi me Sigal do të vijojë edhe në vitet në vazhdim, pasi deri më sot ka qenë mjaft korrekt dhe i frytshëm".

Në kuadër të 20-vjetorit të themelimit të saj në Shqipëri, SIGAL UNIQA organizoi Forumin Ndërkombëtar të biznesit në Shqipëri, me pjesëmarrjen e mbi 120 CEO dhe drejtuesit e kompanive UNIQA Insurance Group nga 16 shtete Europiane.

Modifikuar më Hënë, 04 June 2018 19:46
Login to post comments