Detaje tw tjera janw zbardhur nga ngjarja qw ndodhi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës, ku 29-vjeçari Vasil Dervishaj u ekzekutua me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur tek ish-kombinati i peshkut në lagjen ”Pavarësia’, ku i riu është qëlluar disa herë me armë nga persona ende të paidentifikuar brenda në mjetin e tij tip ‘Ford’ me targa italiane “OD 476 AF” me të cilën po udhëtonte.
Ai ka tentuar të hapë derën e makinës për t’u larguar, por nuk ka mundur dot dhe ka ndërruar jetë në mjetin e tij. Vasil Dervishaj ishte pronar i dy bizneseve në Vlorë si dhe tregtar kafeje.
Dy nga pistat kryesore ku po heton policia është ajo për shkak të konkurrencës si dhe për prishje të pazareve të drogës. 29-vjecari ka qenë i dënuar edhe më herët, ndërsa para një viti e gjysmë ka pasur një debat me një tregtar tjetër të kafesë. Vasil Dervishaj ishte baba i një fëmijë dhe deri më tani policia ka shoqëruar 10 persona në komisariat në lidhje me vrasjen.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.06.2018, në lagjen ”Pavarësia” tek ish-kombinati i peshkut, është vrarë me armë zjarri shtetasi V.D., 29 vjeç, banues në Vlorë.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po krihet zona me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe për identifikimin e kapjen e autorit.