Policia e Shkodrës ka vënë në pranga ditën e djeshme Sokol Dedaj, 33 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap në tentativë për të vjedhur me armë zjarri banesën në pronësi të T. V. 63 vjeçe, në Dajç Bregu i Bunës, Shkodër.
Në momentin e kapjes iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatik model 56, me një krehër me fishekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Vjedhje me armë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. /55News.al/