Destinacionet në Europë, britanikët përzgjedhin Shqipërinë për Rivierën

Tuesday, 05 June 2018 10:15

Sezoni veror po afron, me ardhjen e muajit qershor nisin edhe planifikimet për pushime. Përpos destinacioneve të kërkuara jashtë trojeve, vetë Shqipëria ofron një sërë vendesh interesante për të pushuar apo vizituar, në rastin  e turistëve të huaj. Në hartën europiane të britanikëve Reddit Shqipëria ka dy cilësi më të cilat “mburret” në syrin e turistëve të huaj: natyra dhe Riviera Shqiptare.

Në mesin e shumë shteteve të tjera, natyra është ajo që dominon në përshtypjet e të huajve në vendin tonë apo ajo që i ka lënë më tepër mbresa.  Po t’i hedhim një vështrim rajonit, Mali i Zi dhe Kroacia është po aq e pëlqyer për bukuritë natyrore. Kosova, Maqedonia pëlqehen për objektet e kultit fetare; Serbia për kështjella, ashtu sikurse edhe Greqia dhe Qipro. Të dhënat janë marrë nga WTTC dhe mendimet e turistëve në Tripadvisor.
Ndërsa si element i veçantë, Shqipëria përmendet për Rivierën e saj. Kosova për Manastirin e Deçanit, Mali i Zi për Liqenin e Shkodrës, Bosnja për Urën e Mostarit, Maqedonia për Kishën Shën Xhon, Serbia për Kështjellën e Beogradit.
Pak kohë më parë, media gjermane Die Welt iu referua Rivierës Shqiptare si një nga brigjet e fundit të paprekur në Mesdheun Europian. “Ata që duan të përjetojnë origjinalitetin e tyre duhet të nxitojnë, sepse tashmë ka plane të mëdha për këtë zonë. kur jemi te Riviera Shqiptare, ka fshatra që thuajse janë të paeksploruar si fshati i vjetër Lukova me një kishë të vogël dhe me vështirësi gjen barkë lundrimi dhe ku jo pak familje flasin greqisht. Më tej ndodhet Dhërmiu, një fshat piktoresk me shumë hotele me pamje nga deti. Krahas këtyre fshatrave përmendet edhe Vunoja, plazhi i Gjipes, Himara si vendbanimi më i madh i këtij rajoni, etj. Rajoni do jetë më atraktiv për turistët kur do të hapet edhe aeroporti që pritet të ndërtohet në gjirin e Vlorës”- thuhet në artikullin e gjermanëve.

Modifikuar më Tuesday, 05 June 2018 10:19
Login to post comments