Një pikë këmbimi valutor është grabitur gjatë natës në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në Manëz.
Sipas të dhënave të para, pika e këmbimit valutor ishte në pronësi të 71-vjeçarit me inicialet E. D. Autorët kanë dëmtuar qepenin dhe kanë hyrë brenda duke marrë prej aty gjithë xhiron ditore, sipas asaj që ka deklaruar pronari në polici.
Pronari menjëherë sapo ka konstatuar grabitjen në mëngjes ka njoftuar menjëherë policinë. Grabitësit kanë marrë paratë që gjendeshin në kasafortë.
Nuk dihet ende shuma e grabitur, por policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjen dhe identifikimin e personave që kanë grabitur këtë pikë këmbimi valutor.