Ndryshe nga çka qenë ditët e fundit, sot pasdite (e martë, dt.05) dhe nesër (e mërkurë, dt.06) pritet të ketë reshje të dobëta në të gjitha qarqet. Reshjet priten kryesisht në pjesët kodrinore-malore të qarqeve, më të mundshme pasditeve, përjashtuar qarqet Lezhë, Durrës dhe Tiranë, ku shumica e reshjeve priten sonte deri nesër në mëngjes.
Në zona shume të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate.
TEMPERATURAT – Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
- Në bregdet: 22 / 26 °C
- Në vendet e ulëta: 19 / 27 °C
- Në vendet malore: 16 / 24 °C
ERA – Sot pasdite dhe nesër era do të fryjë e lehtë.
ZJARRET NË PYJE – Sot pasdite dhe nesër, në shumicën e qarqeve “S’KA RREZIK” ose pritet rrezik “I ULËT”, përjashtuar qarkut Fier, i cili mbetet në nivelin e rrezikut “I MODERUAR” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Qarqet me rrezik mesatar “I ULËT” pritet të kenë rrezik “I MODERUAR” në zona të kufizuara, konkretisht qarqet: Elbasan (Juglindje), Korçë (Lindje), Vlorë (Veri dhe Jug) dhe Gjirokastra (Jug). Rreziku pritet t? jet? m? i lart? gjatë mesditës së sotme.