Rreth 37 mijë matyrantë dhanë ditën e djeshme provimin e detyruar të Gjuhës së Huaj.
Testimi i gjuhës së huaj me 25 pyetje, u konsiderua nga studentët përgjithësisht si një test mesatar.
Ndërkohë ditën e sotme kanë dalë përgjigjet e sakta të testimeve në të dyja variantet A edhe B, për 4 gjuhë: anglisht, frëngjisht, italisht dhe gjermanisht.
Albeu.com i sjell për ju përgjigjet e tezes së anglishtes në galerinë që shoqëron këtë lajm. Vetëm pas 10 ditësh do të dalin edhe notat për të gjithë maturantët që iu nënshtruan këtij testi.