Gjatë emisionit 360grade, Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj u shpreh se Rama po procedon vajza të vogla dhe kërkon ti burgos sepse protestuan.
Mehmetaj: Ditët e fundit kanë ndodhur ngjarje ku qeveria duhet të mbajpërgjegjësi. Dy vdekje në komisariate, një i burgosur si ai i Kukësit, që i bije infarct dhe që familjarët kanë frikë ta bëjën publike. JAnë mbi 100 procedime, për individ që kanë protestuar. KËto persona po hetohen, apo kanë përfunduar në gjykatë për shkak të protestave, ku nuk ka pasur as incidence. Konkretisht rasti i disa vajzave që protestuan kunderjt kryeministrin. U shoqëruan, u dhunuan, ka një procedim nga prokuroria, që është tepër i rënduar, ku thuhet se këto duhet të dënohen më burg, se protesutan kundër kryeministrit. Ky është presion i madh. Po ashtu dje gjatë komisionit kuvendor, gazetari Kasmi kërkoi të drejtën e tij, pasi u dhunua, deputetët e PS u shprehën se ai se kishte këtë të drejtë, për shkak se kishte shkruar kur ps ishte në opozitë dhe i kishte cilësuar këto që sot janë në qeveri, e dje në opozitë, ishte puçiste.