Një shtetas shqiptar dhe dy italianë janë arrestuar nga policia italiane pasi akuzohen për rrahje brutale të kryer në vitin 2017 në Xhenova.
Mediat italiane raportojnë se tre personat kanë rrahuar me shkop bejsbolli një qytetar nga Amerika e Jugut dhe një tregtar makinash.
Të arrestuarit janë Florenc Hasa 31 vjeç nga Shqipëria, Alessandro Fiori, 41 vjeç nga Sassari, Michael Vavalà 20 vjeç nga Xhenova dhe.
Sipas burimeve hetimore, ditën që ndodhi ngjarja tre të arrestuarit, njëri prej të cilëve ishte i armatosur kishin sulmuar dhe rrahuar një klient dhe tregtarin e makinave. Në sherr u përfshinë edhe disa persona të tjerë, të cilët njoftuan menjëherë policinë. Mendohet se sherri ndodhi për shkak të një borxhi të vjetër të pashlyer.