Punonjësit e Policisë që janë liruar nga detyra në mënyrë të padrejtë nga kjo qeveria kanë protestuar ditën e sotme para Ministrisë së Brendshme.
Ata kanë denoncuar kapjen e këtij institucioni nga krimi i organizuar, duke sjellë në vëmendje edhe emërimin e dy ministrave nga Rama, të cilët me pas dolën të përfshirë për trafik droge.
Aleks Hajdari, kryetari i Shoqatës së Policëve në Lirim 2013 deklaroi për mediat se “arsyeja pse ne jemi mbledhur para kësaj ministrie është e paparë në histori: institucioni po drejtohet prej 5 vjetësh, nga dy ministra, z. Tahiri dhe z. Xhafaj - njeri nën akuzë për trafik ndërkombëtar droge drejt vendeve të BE-së dhe krim të organizuar, kurse tjetri ka vëllanë e tij të dënuar për krim të organizuar.
Po ashtu ne protestojmëpër kolegët tanë të liruar padrejtësisht nga puna teksa krimi i organizuar ka arritur të bëjë emërime në Policinë e Shtetit.
Duke iu referuar akteve që janë prodhuar nga organizmat që mbikëqyrin punën e Policisë së Brendshme, shikojmë me shqetësim se Shqipëria konsiderohet si vendi kryesor i prodhimit të kanabisit dhe vendi kryesor korridor që dërgon drogën në vendet e BE-së,” theksoi Hajdari. /55News.al/