Një tjetër protestë është regjistruar sot në Tiranë, këtë herë protagonistë është bërë shoqëria civile.
Rrjeti kombëtar “Vepro për Fëmijët”, përmes një tubimi para Kuvendit të Shqipërisë kundërshton vendimin e gjykatës së Korçës, për vendimin që dha për përdhunuesin e 15-vjeccares nga fqinji i saj 54-vjeçarit Ligor Biba. Sipas protestuesve, vendimi në fjalë, ku Biba u dënua me 4.8 vite burg është i padrejtë dhe se ai duhet të rishikohet.