Dy të rinj nga Elbasani kanë përfunduar në prangat e policisë pasi kanë tentuar të vjedhin një makinë në lagjen "Luigj Gurakuqi".
Të arrestuarit në flagrancë janë Enea Panxhi (Verushi), 25 vjeç dhe Jurgen Verushi, 36 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Uniformat blu janë njoftuar nga një telefonatë.
"Enea Panxhi (Verushi) dhe Jurgen Verushi, 36 vjeç , banues në Elbasan kanë tentuar të vjedhin mjetin tip "Nisan Terrano", me targa AA236IZ, në pronësi të shtetasit H.S.,21 vjeç banues në fshatin "Polis Qendër", Librazhd," thuhet në njoftimin e policisë për ngjarjen.
Gjatë shoqërimit në Komisariat ata kanë kundërshtuar punonjësit e policisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Vjedhja në bashkëpunim e mbetur në tentativë", "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".