Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës ”VATRA”, Dritan Mishto, ka pasur një takim me një mik shumë të madh dhe të rëndësishëm të shqiptarëve, ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton.
Ai ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku duket Presidenti Klinton shumë i lumtur dhe i qeshur nga ky takim i përzemërt.
“Presidenti Klinton gjithnjë dashamirëse dhe super i qeshur me shqiptarët Fal tije Kosova sot nuk është me nen Serbi. President Klinton me Kryetarin e Vatrës”, ka shkruar Dritan Mishto në faqen e tij në “Facebook”.
Kujtojmë se Bill Klinton ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimet e historisë së shqiptarëve në Ballkan gjatë periudhës kur shërbeu si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitet 1993-2001, sidomos për çlirimin e shqiptarëve ët Kosovë nga pushtimi serb. /55news.al/