Lëkundje të tokës janë ndjerë ditën e sotme në Vlorë.
Nga të dhënat e para mësohet se tërmeti ka qenë me magnitudë 3.1 i shkallës Rihter.
Po ashtu, epiqendra e tërmetit ka qenë në fshatin Beshisht. Nga të dhënat e para nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. /55News.al/