Nga Bujar VRETO
Mbrëmë ne dt 05-06-2018 ne lokal Olimpia u shtrua nje darke ne respet te agjeruesve nga myftinia Librazhd, Unë edhe pse agjëroj nuk isha i ftuar por vleresova myftinine qe kishte ftuar besimtare nga gjithë trevat e Librazhdit gjithmonë duke menduar se nuk ka prapavije politike.
Te dashur miq!. U kryen ritet sipas kuranit dhe filloj darka e iftarit por para se te përfundonin, Sekretari i myftinise beri me dije te pranishmit se darka e Iftarit është shtruar nga Bashkia Librazhd, natyrisht një pjese me zemër, një pjese pa zemër thane faleminderit dhe zoti ja shtofte leket te emëruarit te Taulantit, se besojmë qe nga rroga i ka, nuk kaluan as 10 minuta dhe sekretari i myftinise ne një siklet te madh, duke u djersitur përgënjeshtroi qe pagesa e darkës nuk është e te emëruarit, por e vete shokut (padishahut ) Taulant Balla, te ftuarit përsëri thane faleminderit, por shtuan se ishalla nuk janë nga droga financat por nga rroga.
Padishahut, servilat po i thurin lavde se t’i je shpëtimtari dhe ai e ndjenë veten zot edhe para besimtareve myslimane qe sakrifikojnë duke agjëruar ne muajin e madhërishëm te ramazanit.
Unë e shikoj mjaft te rrezikshme kultin qe i thuret një kozmopoliti, një njeriu qe deklaron se unë dua me shume partine se Shqipërinë, një njeriu një njeh zot Ed-verin dhe kërkon nga lepiresat e tije te njohin zot atë pra paganizmi po del ne skene.
U bej thirrje drejtuesve te komunitetit mysliman por dhe gjithë drejtueseve te kulteve te tjera mos bien preh e internacionalisteve kozmopolite se me dogmën e paganizmit do kthejnë komunizmin dhe institucionet tuaja do i shembin me buldozier si ne 1967 me kazma e lopata dhe ju do gjendeni para togave te pushkatimit dhe burgjeve te tmerrshme sit e paret tane.
Te dashur klerikë mos u bëni pjese e kazanit te rilindjes se ata janë bijtë e etërve qe vranë e prenë pa mëshirë predikuesit dhe sot kërkojnë te bëhen pjese me paratë e vjedhura dhe drogës qe ka mbytur vendin tone dhe po e kthejnë ne një vend ku ka humbur shpresa. Realiteti është ky.. Autori është kryetari i PD Librazhd