Ish Kryeministri Sali Berisha thotë në një postim në rrjetet sociale ka dënuarc ashpër djegien e Kishës Katolike në Durrës. Berisha është shprehur se dënon me ashpërsinë më të madhe autorët dhe nxitësit e këtij akti barbarie.
Postimi i plotë
Forca e krimit" ne Durres nuk kursen as Kishen!
Ne Durres, qytetin ku ne polici, bashki, prokurori, gjykata ligjin e ben krimi i lidhur me nivelet me te larta te qeverise, ne nje akt te pashembullt intolerance, racizmi, vandalizmi e barbarie me qellimet me te zeza i vihet zjarri kishes katolike!
Duke denuar me ashpersine me te madhe autoret dhe nxitesit e ketij akti barbarie, qe te rikujton koherat me te zeza te diktatures hoxhiste, i shpreh kishes dhe klerit udheheqes te saj solidaritetin tim me te thelle. Duke bere pergjegjese direkt qeverine e krimit, i siguroj se ne rast se sot ata mbrohen nga qeveria e mafies, neser do pergjigjen rende se bashku me te per aktin e tyre te pashembullt satanik, kriminal e racist! sb