Edhe pse janë në punë 30% e shqiptarëve jetojnë në varfëri ekstreme për shkak se paguhen me rrogë minimale.
Shifrat janë zyrtare dhe i ka publikuar Instituti i Statistikave, i cili raporton se raportoi se një në tre të punësuar në Shqipëri paguhet me pagë minimale, vetëm 24 mijë lekë në muaj.
"Gjatë vitit 2017, 29,6 % e kontribuuesve në kategorinë e të punësuarve me pagë marrin një pagë mesatare mujore bruto deri në nivelin e pagës minimale zyrtare. Për vitin 2017, paga minimale zyrtare është 24.000 lekë," raporton INSTAT në Anketën e Forcave të Punës.
Kjo do të thotë se mbi 160 mijë të punësuar në Shqipëri, paguhen me një rrogë prej 24 mijë lekë në muaj, çka nuk u mjafton as për të përballuar nevojat më jetike.
Të dhënat zyrtare tregojnë se në Shqipëri ka mbi 1 milionë e 195 mijë të punësuar. Por nga këta 55.9 për qind janë të punësuar pa pagë, pasi ose janë të vetëpunësuar ose janë punëtorë në biznesin e familjes.