Dy persona u plagosën me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "18 shtatori" para Drejtorisë së Policisë.
Të plagosurit janë Xhelo Gerveshi 52 vjeç nga Lazarati dhe Bul Buci. Ata janë qëlluar me arme zjarri para një pike bastesh sportive.
Gerveshi ka marre plage ne kembe. Dy të plagosurit u transportuan me urgjencë në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka identifikuar autorin dhe po punon per kapjen e tij.